Musliu: Policia nuk guxon të trajtohet me lëmoshë, duhet trajtim dinjitoz - NACIONALE

Musliu: Policia nuk guxon të trajtohet me lëmoshë, duhet trajtim dinjitoz

1 vit më parë

nga NACIONALE

Deputetja e PDK-së, Ganimete Musliu, i ka reaguar këshilltarit të kryeministrit në detyrë Albin Kurti, Armend Mehaj, i cili ka njoftuar se disa institucioneve private shëndetësore me vullnetin e mirë të tyre kanë treguar gatishmëri për të ofruar shërbime të përgjithshme mjekësore për të gjithë pjesëtarët e Njësisë Speciale Intervenuese të Policisë së Kosovës.

Ajo ka thënë vlerësuar se Policia e Kosovës nuk mund të të trajtohet me ndihma apo lëmoshë.

Në profilin e saj në Facebook, ajo ka shkruar se policia meriton trajtim dinjitoz.

“E vlerësoj qëllimin e mirë të z. Armend Mehaj dhe dhe vullnetin fisnik të institucioneve private që ofrojnë zbritje për shërbime shëndetësore ndaj pjesëtarëve të Policisë së Kosovës. 🇽🇰 Por një gjë duhet ta themi hapur: Policia e Kosovës nuk guxon të trajtohet me ndihma apo lëmoshë, sado me zemër të madhe të jenë ato. 🔹 Policia meriton pagë dinjitoze. 🔹 Meriton pension të sigurt dhe të drejtë. 🔹 Meriton sigurim shëndetësor të garantuar nga shteti, jo zbritje 25%, por mbulim 100% të trajtimeve shëndetsore. Ndihmat private janë për raste të jashtëzakonshme. Por kujdesi për Policinë duhet të jetë përgjegjësi e përhershme shtetërore, jo gjest simbolik. 🛑 Është koha të flasim për politika, jo për lëmoshë.”, ka shkruar ajo.

Lajme të ngjashme