Musliu: Në vend se Mehaj të propozojë ngritjen e pagave të ushtarëve të FSK, ai ndanë çmime për letërsi - NACIONALE

Musliu: Në vend se Mehaj të propozojë ngritjen e pagave të ushtarëve të FSK, ai ndanë çmime për letërsi

3 vjet më parë

nga NACIONALE

Deputetja e Partisë Demokratike të Kosovës, Ganimete Musliu ka thënë se është alarmante ikja e ushtarëve të Forcës së Sigurisë së Kosovës.

Musliu përmes një postimi në Facebook ka thënë se ministri i Mbrojtjes, Armend Mehaj duhet të kërkoj rritjen e pagave për ushtarëve të FSK dhe jo të bënë ekskursione nëpër Kosovë dhe të ndanë çmime për letërsi.

Për 10-të muaj 70 ushtarë të Kosovës u demilitarizuan, pra vullnetarisht u larguan nga FSK-ja. Pse ka rënë kaq shumë morali i ushtarit??? Ministri i Kosovës në vend qe ti propozojë Kuvendit ngritjen e pagave të ushtarëve, të propozojë pagesën e rrezikshmërisë në shërbim dhe operacione, të propozojë të bëhet pagesa e kujdestarisë, që ta ngris moralin e ushtarëve, ai bënë ekskursione nëpër Kosovë dhe ndanë çmime për letërsi”, ka shkruar Musliu.

Lajme të ngjashme