Musliu: Në komunën e Bujanocit janë regjistruar mbi 15.000 shqiptarë
Zëvendëskryetari i Komunës së Bujanocit, Shqiprim Musliu, ka bërë me dije se shqiptarët po i përgjigjen pozitivisht regjistrimit të popullsisë.
Ai ka treguar se sipas të dhënave jozyrtare nga terreni, vetëm në komunën e Bujanocit deri me tani janë regjistruar mbi 15.000 shqiptarë.
“Shqiptarët e vendit tonë po i përgjigjen pozitivisht dhe masivisht regjistrimit, e kjo po na jep motiv për të punuar më shumë për vendin e tokën tonë. Sipas të dhënave jozyrtare nga terreni, vetëm në komunën e Bujanocit me krenari janë regjistruar mbi 15.000 shqiptarë. Deri në ditën e fundit do të presim rezultatet finale”, ka shkruar ai në profilin e tij në “Facebook”.