Musliu kthehet në Kosovë: Më duhet kohë për t’iu kthyer normalitetit e punës së përditshme
Deputetja e Partisë Demokratike të Kosovës, Ganimete Musliu ka njoftuar se po kthehet në Kosovë, pas një intervenimi që pati.
Përmes një shkrimi në rrjetin social Facebook, ajo ka thënë se i duhet kohë për t’iu kthyer normalitetit dhe punës së përditshme.
“Pas pesë javësh po kthehem në Kosovë! Falë Zotit jam mirë edhe pse me duhet ende kohë për tu kthyer në normalitetin e jetes, aktivitetin dhe punën time të përditshme!” – tha ajo.
Në fund, Musliu ka shtuar:
“Mirënjohëse pa fund, falenderuese deri në përulësi për secilën dhe secilin që në çfarëdo forme ishte me mua gjatë tërë kësaj kohe!”.