Musliu i reagon Nagavcit që paralajmëroi prindërit ‘nëse keqpërdorin paratë për libra’: Ti duhet të përballesh me ligjin - NACIONALE

Musliu i reagon Nagavcit që paralajmëroi prindërit ‘nëse keqpërdorin paratë për libra’: Ti duhet të përballesh me ligjin

2 vjet më parë

nga NACIONALE

Deputetja e Partisë Demokratike të Kosovës, Ganimete Musliu ka reaguar pas paralajmërimit të ministres Arbërie Nagavci për prindërit që mund të keqpërdorin mjetet e ndara për blerjen e teksteve shkollore.

Musliu përmes një shkrimi në rrjetin social Facebook, ka thënë se vetë ministrja duhet të përballet me ligjin.

“Ministrja e Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë, Arbërie Nagavci, paska paralajmëruar prindërit se nëse keqpërdorin mjetet që MASHT ua ka ndarë për blerjen e teksteve shkollore për fëmijët, do të përballen me ligjin.

Jo Arbërie e vetmja qe duhet të përballet me ligjin jeni ju sepse po e keqperdorni detyren zyrtare duke degraduar deri në këtë mas paisjen ne tekste shkollore, problem ky i zgjidhur para shumë viteve nga Presidenti Thaçi.” – ka shkruar ajo.

Tutje, Musliu ka pyetur se kush do të paguajë për kohën e maltretimin që po bëhet për sigurimin e librave.

“Kush do ti paguaj kohen, maltretimet dhe shpenzimet e prindërve qe me ditë të tëra janë duke bërë përpjekje për ti siguruar librat për femijet e tyre?

P.S Shikone gjendjen e librave qe ua kane shpernda nxënësve të Kl-VII-të, të shkarravitura e komplet të paperdorshme. Kjo ministre s’ka të drejtë as ligjire as morale ta drejtoj gishtin ka prinderit.” – tha në fund deputetja e PDK-së.

Lajme të ngjashme