Musliu i reagon deputetit të VV-së: Dimal, ty e VV-në gjumi s’po ju merr nga frika se mos po i lirojnë ata (ish-krerët e UÇK-së)
Deputetja e Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Ganimete Musliu, i është kundërpërgjigjur ashpër deputetit të Lëvizjes Vetëvendosje, Dimal Basha, pas komentit të tij ironik për reagimet e anëtarëve të PDK-së pas intervistës së ish-presidentit Hashim Thaçi, për gazetën Nacionale.
"Dimal, ty e VV-në gjumi s’po ju merr nga frika se mos po i lirojnë ata që, vetēm falë veprës së tyre, ti sot jeton i lirë në Kosovë." - ka shkruar Musliu mes tjerash në Facebook.