Musliu e PDK-së "përzihet" në zgjedhjet komunale në Slloveni, kërkon votën për këtë kandidat - NACIONALE

Musliu e PDK-së "përzihet" në zgjedhjet komunale në Slloveni, kërkon votën për këtë kandidat

3 vjet më parë

nga NACIONALE

Deputetja e Partisë Demokratike të Kosovë, Ganimete Musliu, ka kërkuar mbështetjen e mërgimtarëve që jetojnë në Slloveni për Egzon Shabanin i cili garon si asamblist në zgjedhjet komunale atje.

Musliu është “përzier” në zgjedhjet duke kërkuar votën për Shabanin.

“Shqiptarë që jetoni në këtë rreth dhe keni të drejtë vote, ju ftoj ta votoni bashkatdhetarin tuaj EGZON SHABANI. Përkrahja për njëri tjetrin është ajo që na mbanë bashkë dhe na bënë më të suksesshëm. Suksese Egzon Shabani”, ka shkruar ajo.

Egzon Shabanin është nga partia SDS (Slovenska Dekomkratska Stranka) dhe garon për asamble në komunën e Novo Goricës.

Ndërkohë, sipas raportimeve të mediave në garë për asamble komunale në Slloveni, janë tre shqiptarë.

Lajme të ngjashme