Musliu e PDK-së përkujton luftëtaren 20 vjeçare të UÇK-së që ishte vrarë më 1998
Deputetja e Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Ganimete Musliu, ka nderuar “luftën heroike të Mervete Maksutajt”.
“Në prezencë të familjarëve dhe bashkëluftëtarëve të Mervetes, kujtuam trimërinë e një vajze sypatrembur dhe të gatshme për t’u flijuar në mbrojtje të shokëve dhe shoqeve të idealit.” – shkroi znj. Musliu në profilin e saj në Facebook.
Maksutaj kishte qenë vetëm 20 vjeçare kur ishte vrarë, më 4 dhjetor të vitit 1998.
“Shtatorja e saj, hijerëndë dhe krenare si bjeshkët mbi Pejë, na flet në ndërgjegje si gra, si politikanë dhe si popull. Çmimi i lirisë është gjaku që nuk falet.” – u shpreh ndërkohë më tej Musliu.