Musliu e PDK-së: Krejt dhe Drejt në ditët e vështira ju lanë vetë - NACIONALE

Musliu e PDK-së: Krejt dhe Drejt në ditët e vështira ju lanë vetë

3 vjet më parë

nga NACIONALE

Deputetja e Partisë Demokratike të Kosovës, Ariana Musliu – Shoshi, ka reaguar përmes një shkrimi në llogarinë e saj në Facebook rreth moskalimit të projektligjit për tërheqjen e mjeteve nga Trusti.

Duke iu referuar votës kundër të deputetëve të Vetëvendosjes, ajo ka shkruar se pushteti i ka lënë vetë qytetarët në ditë të vështira.

“JO i thanë TRUSTIT ata që shumë nga ju i besuat e i votuat. KREJT DHE DREJTË në ditët e vështira ju lanë vetë.” – ka shkruar deputetja opozitare.

Kujtojmë se nga 101 deputetë sa ishin në sallën e Kuvendit, 97 prej tyre kanë marrë pjesë në votim. 55 kanë votuar kundër, ndërsa 42 deputetë kanë votuar në favor të projektligjit.

Lajme të ngjashme