Musliu dyshon se Kuvendi me qëllim ia ka nxjerr nga funksioni mikrofonin - NACIONALE

Musliu dyshon se Kuvendi me qëllim ia ka nxjerr nga funksioni mikrofonin

2 vjet më parë

nga NACIONALE

Deputetja e Partisë Demokratike të Kosovës Ganimete Musliu, po dyshon se Kuvendi i Kosovës me qëllim ia ka prishur pajisjen, me anë të së cilës ajo do të duhej ta kërkonte fjalën në Kuvend. Gjithashtu Musliu ka thënë se, mikrofoni i saj punon vetëm kur Konjufca ia përmend emrin.

“Mua nuk më funksionon pajisja. Dhe kjo po bëhet qëllimisht. Vetëm kur ju ma përmendi emrin, mua më ipet mundësia të mar fjalën. Unë nuk kam mundur të flas sot, sepse nuk më ka funskionuar pajisja, dhe kjo po bëhet qëllimisht.” – ka thënë Musliu.

Ndërsa Kryetari Konjufca, është “shfajsuar” se në fakt ka të bëj me ndonjë gabim teknik. Por Musliu ka vazhduar të protestoj, duke duke këmbëngulur se një gjë e tillë asaj po I bëhet me qëllim.

Lajme të ngjashme