Musliu: Arma e vetme dhe e shëmtuar e Kurtit është populizmi ekstrem
Deputetja e Partisë Demokratike të Kosovës, Ganimete Musliu i ka reaguar pas deklaratës së presidentit të Francës, Emmanuel Macron në lidhje me liberalizimin e vizave.
Musliu ka shkruar se arma më e fortë e kryeministrit, Albin Kurti është për të manipuluar opinionin publik nuk është as nacionalizmi dhe as patriotizmi, duke shtuar se nuk mund të flasim as për profesionalizëm, pasi që sipas saj profesionalizimi dhe Kurti janë dy botë të ndryshme.
Musliu përmes një postimi në Facebook ka shtuar se arma e vetme e Kurtit dhe e shëmtuar është populizimi.
Postimi i plotë:
Me fjalë të Donikës: “Et Voilá”
Arma e Albin Kurtit për të manipuluar opinionin publik nuk është as nacionalizmi dhe as patriotizmi. Të mos flasim fare për profesionalizëm, sepse profesionalizmi dhe Albini janë dy botë të kundërta. Arma e tij e vetme dhe e shëmtuar është populizmi ekstrem. Por kjo armë e shëmtuar dhe e dëmshme me të cilën ai demonizoi kundërshtarët politikë dhe shkatërroi shpresat e shumë qytetarëve të Kosovës ka filluar të ndryshket.
Së fundi, ai ironizoi shtypjen e opozitës, por nuk pati guximin ta çonte vendin në zgjedhje. Albini po bojkoton opozitën dhe po përpiqet të demonizojë opozitën për dëmtim të buxhetit, për mos votim të marrëveshjeve ndërkombëtare, por nuk ka guxim të informojë opinionin se nga sanksionet që ka pësuar kjo Kosovë, ka humbur rreth 300 milionë euro si pasojë e paaftësisë së qeverisë së saj. Albini nuk pati guximin të prononcohej para opinionit as për humbjen e investimit mbi 1 miliard euro të Countur Global dhe dëmin prej 20 milionë eurosh para gjykatës së arbitrazhit si pasojë e paaftësisë së tij politike.
As situata e tensionuar në veri të vendit tonë me viktimizimin legjendar të VV-së dhe as mitologjizimi i “hyjnisë” Kurti nuk kontribuan që Kosova të dalë nga sanksionet dhe të ndëshkohet me të drejtë Serbia. Përkundrazi: Franca paralajmeron pezullimin e vendimit për liberalizimin e vizave për qytetarët e Kosovës.
Ky është edhe një dështim i politikës dhe diplomacisë së Republikës së Kosovës, por presidentja e vendit e konsideron më të rëndësishme shpalljen e luftës politike ndaj të gjitha autoriteteve politike dhe juridike në vend sesa përmbushjen e rolit të saj institucional dhe nxjerrjen e vendit nga kjo politikë ngërçi në të cilin është e përfshirë edhe ajo vetë.
Politikat tuaja të ndyra po rrënojnë të ardhmen e këtij vendi.
Superkriminelët në burg.
