Muslija: U lodhëm dhe dhamë shumë hapësira për kundërshtarin - NACIONALE

Muslija: U lodhëm dhe dhamë shumë hapësira për kundërshtarin

3 vjet më parë

nga NACIONALE

Florent Muslija dha komentin e tij për ndeshjen që Kosova humbi me rezultat 2:1 kundër Irlandës Veriore në Belfast.

Në prononcimin e tij për “Supersport Kosova”, ai deklaroi si në vijim: "Kemi mundur ta fitonim ndeshjen. Kështu e ka futbolli nganjëherë. Na vjen keq edhe neve për rezultatin.Nuk besoj që është problemi te koncentrimi. Jemi lodhur dhe në fund kemi dhënë shumë hapësira për kundërshtarin. Këto gjëra duhet t'i bëjmë më mirë si ekip. Pas golit të parë kishim mision që nëse të shënimin e golit të dytë, të paktën ta ruanim epërsinë", theksoi ai.

Lajme të ngjashme