Musku thotë se do ta përkrahë rivalin e Trumpit, DeSantis, nëse ky garon për president - NACIONALE

Musku thotë se do ta përkrahë rivalin e Trumpit, DeSantis, nëse ky garon për president

3 vjet më parë

nga NACIONALE

Miliarderi amerikan, Elon Musk, ka thënë se do ta përkrahë rivalin e ish-presidentit Donald Trump, Ron DeStantis, në zgjedhjet presidenciale të vitit 2024, nëse guvernatori i Floridës vendos që të marrë pjesë në garë.

“Po” – u përgjigj Musku në rrjetin Twitter, kur u pyet nëse do ta përkrahte DeSantis-in më 2024, pasi la të kuptohej se nuk e ka gjetur kandidatin ideal për të në mesin e Partisë Demokratike, shkruan gazeta “The Guardian”.

“Parapëlqimi im për presidencën e vitit 2024 është dikush i ndjeshëm dhe centrist. Kisha shpresuar se e tillë do të ishte administrata e Biden-it, por jam zhgënjyer deri më tani”- shkroi Musku në rrjetin e famshëm social.

Komentet e ndërmarrësit të suksesshëm janë shenja më e qartë e përkrahjes së tij politike, pasi në qershor la të kuptohej se ende është duke e shqyrtuar përkrahjen për Partinë Republikane për presidentin e ardhshëm, por se ai është “duke anuar drejt” DeSantis-it.

Qëndrimi i tij mund të jetë shtytje për guvernatorin e Floridës në atë që republikanët presin të jetë një betejë e ashpër mes ish-presidentit Trump dhe DeSantis-it për nominimin e Partisë Republikane në zgjedhjet presidenciale.

Lajme të ngjashme