Mushkolaj tallet pak me Gërvallën: Njeri që i di senet, talente e diplomacisë
Analisti Imer Mushkolaj është tallur pak me paraqitjen e kryediplomates Donika Gërvalla në konferencën e sotme për media me homologun e saj britanik David Cameron.
Mushkolaj e ka quajtur talente të diplomacisë shefen e diplomacisë së Kosovës.
“Qe njeri që i din senet. Talente e diplomacisë”, ka shkruar Mushkolaj.
Në konferencën e përbashkët për media me sekretarin britanik, Gërvalla i ka treguar ish-kryeministrit britanik se kur ka qenë i suksesshëm Perëndimi.
“Perëndimi ka qenë gjithnjë i suksesshëm atëherë kur ka pasur qëndrim të qartë dhe të vendosur. Ka qenë i suksesshëm kur ka vepruar me vendosmëri përballë një Moske agresive. Ekziston një konsensus gjithëshoqëror që Kosova është pjesë e Perëndimit. Mbi 90 për qind e mbështesin Kosovën në integrimet brenda BE-së”, ka thënë Gërvalla.