Mushkolaj: Policia t’i arrestojë urgjentisht sulmuesit e gazetareve të “Lajmit”, prokuroria të merret me rastin - NACIONALE

Mushkolaj: Policia t’i arrestojë urgjentisht sulmuesit e gazetareve të “Lajmit”, prokuroria të merret me rastin

2 vjet më parë

nga NACIONALE

Analisti Imer Mushkolaj ka reaguar pas sulmit ndaj dy gazetareve të mediumit “Lajmi.net”.

Përmes një shkrimi në rrjetin social Facebook, ai ka thënë se gjuha e urrejtjes dhe linçimi ndaj gazetarëve prodhon dhunë ndaj tyre.

“Këta sulmues, të cilët dje iu vërsulën dy gazetareve të lajmi.net (njëra nga to shtatzënë), ende nuk janë arrestuar.” – ka thënë ai tutje.

Mushkolaj mes tjerash ka kërkuar që policia t’i arrestojë personat dhe prokuroria të merret me rastin.

“Sulmet ndaj gazetarëve janë të papranueshme dhe duhet dënuar nga të gjithë!” – ka thënë ai në fund.

Lajme të ngjashme