Mushkolaj për Liburn Aliun: Si zakonisht zvarritje, dembelizëm, arsyetime, arsyetime - NACIONALE

Mushkolaj për Liburn Aliun: Si zakonisht zvarritje, dembelizëm, arsyetime, arsyetime

1 vit më parë

nga NACIONALE

Analisti Imer Mushkolaj ka reaguar ndaj ministrit të Infrastrukturës, Liburn Aliu, i cili në Kuvend tha se punët për përfundimin e rrugëve po shkojnë mirë.

Mushkolaj ka thënë se ministri Aliu nuk përmendi asnjë datë se kur kryen këto rrugë, dhe se nuk tha asnjë gjë të re, por sipas tij, “si zakonisht zvarritje, dembelizëm, arsyetime, arsyetime, arsyetime...

Liburn Aliu "sqaroi" në Kuvend që puna për përfundimin e rrugëve po shkon mirë. Sipas tij, gjithçka në trendin normal. Por, i përmendi edhe disa "probleme që kanë më së shumti vështirësi". Nuk dha asnjë afat kur kryhen këto rrugë (madje as ura e Badovcit). Asgjë e re nga ministri, si zakonisht zvarritje, dembelizëm, arsyetime, arsyetime, arsyetime...” – ka shkruar ai në Facebook.

Lajme të ngjashme