Mushkolaj për dorëheqjen e Mjekiqit: Qysh hyri në LDK, ashtu edhe doli
Analisti Imer Mushkolaj ka komentuar dorëheqjen e Shqipe Mjekiqit nga pozita e nënkryetares së LDK-së.
Mushkolaj ka thënë se Mjekiqi ka pasur zero efekt në Lidhjen Demokratike të Kosovës.
“Kjo nënkryetarja e LDK'së, Mjekiqi, qysh hyri n'parti, ashtu edhe doli - zero efekt”, ka shkruar Mushkolaj.
Ndryshe, Shqipe Mjekiqi dha dorëheqje nga pozita e nënkryetares së LDK-së duke u ankuar në mungesën e hapësirave brenda partisë.