Mushkolaj: Pas pastrimit të listave, veteranëve t’u rritet pensioni deri në 600 euro - NACIONALE

Mushkolaj: Pas pastrimit të listave, veteranëve t’u rritet pensioni deri në 600 euro

4 vjet më parë

nga NACIONALE

Analisti Imer Mushkolaj ka thënë se në rast të pastrimit të listave të veteranëve, pensioni i këtyre të fundit duhet të rritet deri në 600 euro.

Këto deklarata Mushkolaj i bëri në Debat Plus, derisa tha se pensioni i tyre nuk duhet të lidhet me çdo kusht me pagën minimale.

“Unë jam ta bëjmë pensionin 500 apo 600 euro, por kur të pastrohen listat, kur të ikin mashtruesit, por edhe jo të lidhet me çdo kusht me pagën minimale”, ka thënë ai.

Veç kësaj, Mushkola shtoi se është diskriminues fakti që veteranët nuk mund ta marrin pensionin, nëse nuk punojnë.

“Nuk duhet me vazhdu kështu, duhet të gjendet një zgjidhje për shkak se nuk mundet me vazhdu kështu. Veteranët duhet ta ndajnë shapin prej sheqeri, jo 170 euro, me ja leju të drejtën me punu veteranëve, sepse është absurde dhe diskriminuese mos me lanë me punu, me 170 euro po e bllokon mos me punu, është e pamundshme me jetu ashtu”, ka deklaruar Mushkolaj.