Mushkolaj: Oliver Ivanoviq është kriminel, jo hero, siç e portretizon Albin Kurti - NACIONALE

Mushkolaj: Oliver Ivanoviq është kriminel, jo hero, siç e portretizon Albin Kurti

3 vjet më parë

nga NACIONALE

Analisti, Imer Mushkolaj ka thënë se Oliver Ivanoviqi është kriminel.

Ai përmes një postimi në Facebook, ka thënë se Ivanoviqi nuk është hero, ashtu siç po e portretizon Kryeministri, Albin Kurti.

Mushkolaj ka thënë se Ivanoviq ka qenë i dënuar për krime lufte dhe për vrasje të civilëve në veri të Mitrovicës.

Oliver Ivanoviq është kriminel, jo hero, siç e portretizon Albin Kurti. Ai ka qenë shef i paramilitarëve të "Rojave të Urës", që ka spastruar veriun e Kosovës nga shqiptarët. Ai ka qenë i dënuar për krime lufte, për vrasje civilësh në veri të Mitrovicës. Në shkurt të vitit 2000 atje u vranë 10 shqiptarë. Kujtimi i tij do të mbetet i gjallë, tha Kurti. E vërtetë, vetëm se ai do të kujtohet si paramilitar e kriminel”, ka shkruar Mushkolaj.

Lajme të ngjashme