Mushkolaj: Nëse Lajçak është në krah të Serbisë, i bie që edhe amerikanët janë krah i Serbisë - NACIONALE

Mushkolaj: Nëse Lajçak është në krah të Serbisë, i bie që edhe amerikanët janë krah i Serbisë

3 vjet më parë

nga NACIONALE

Analisti Imer Mushkolaj ka komentuar kritikat e kryeministrit Albin Kurti rreth emisarit të BE-së për dialogun Kosovë-Serbi, Mirosva Lajçak.

Ai ka thënë se SHBA-ja tashmë ia ka rikonfimruar mbështetjen emisarit të BE-së.

Sipas tij, nëse Lajçak është në krah të Serbisë, i bie që edhe amerikanët janë në të njëjtën anë.

Çfarë ka ndrru tash në perceptimin e Kurtit, e kemi dëgju që nga e enjtja e ka vendos në anën e Serbisë, e ka bërë ndërmjetë2s që i përfaqëson qëndrimin e Serbisë. Nëse Lajcaku është në krah të Serbisë, i bie që edhe amerikanët janë krah i Serbisë në këtë proces. E pamë që Chollet e Escobar i dhanë përkrahje Lajcakut, thanë që janë në të njëjtën linjë”, ka thënë Mushkolaj në emisionin “Debat Plus” në RTC Dukagjini.

Ai ka thënë se nëse Kurti nuk është në gjendje të shkoj përpara me marrëveshje, atëherë ai duhet largohet nga procesi i dialogut.

Nuk mundemi me caktu ndërmjetësin, as na e as Beogradi. S’e kemi caktu Borrellin, por dikush tjetër. Cilat janë argumentet tona në kuptimin e përgjegjësisë për ta dërguar marrëveshjen përpara, nëse nuk duam ta qojmë marrëveshjen përpara, është momenti të dalim nga dialogu. Kurti le të thotë se nuk është në gjendje ta vazhdoj dialogun sepse ndërmjetësit janë në anën e Serbisë”, është shprehur Mushkolaj.

Lajme të ngjashme