Mushkolaj nervozohet me “ekzaltimin” për kontratën Digialb-Telekom i Kosovës: Biznis hesapi
Analisti Imer Mushkolaj ka komentuar ekzaltimin siodomos nga eksponentët në pushtet për kontratën ndërmjet DigitAlb e Telekomit të Kosovës.
Sipas Mushkolajt, në vend se Telekomi të kishte një platformë të vetën, të fortë e konkuruese, po lavdohet me një biznes, për të cilën duhet të paguaj Digitalb-in 1.3 milionë.
Biznis hesapi, sen tjetër, ka thënë Mushkolaj.
E plotë:
“Çfarë ekzaltimi për platformën e Digitalbit në Telekomin e Kosovës - veçanërisht nga eksponentë të pushtetit. Çfarë suksesi i qeverisë. Në vend që të kishte platformë t'fortë t'veten, tash Telekomi do të nënshkruajë kontratë dyvjeçare në vlerë 1.3 milion euro me Digitalbin. Biznis hesapi. Sen tjetër.”