Mushkolaj kërkon që “kërcënimi” i Klinakut ndaj Kurtit të hetohet nga organet e drejtësisë
Analisti Imer Mushkolaj ka thënë se “kërcënimi” i Faton Klinakut nga OVL e UÇK-së për vrasjen e kryeministrit Albin Kurti duhet të merret seriozisht nga organet e drejtësisë.
Përmes një shkrimi në Facebook, ai ka thënë se kjo është mendësi e rrezikshme.
“Kërcënimi me vrasje i kryeministrit nga Faton Klinaku duhet të merret seriozisht nga organet e drejtësisë. Mendësi e rrezikshme dhe gjuhë skandaloze.” – ka shkruar ai.
Ndërkohë, në një postim të publikuar mbrëmë, Klinaku deklaroi:
“As se kam votu, as ndryshim për të mirë kurrsesi që nuk kam pritur nga ai, e sa i përket daljes jashtë, më parë e vras Albin Kurtin sesa që ia lëshoj rrugën e iku nga Kosova.”