Mushkolaj ironizon: Qysh kem tu nejtë - veç kur hini KFOR-i
Analisti politik Imer Mushkolaj ka ironizuar me ndërhyrjen e KFOR-it në veri për të siguruar rend dhe qetësi në Zveçan, Zubin Potok dhe Leposaviç.
Në profilin e tij në “Facebook”, ai ka shkruar shprehjen e famshme me të cilën tallet shoqëria kosovare.
“Qysh kem tu nejtë - veç kur hini KFOR'i”, ka shkruar Mushkolaj.
Pas tensioneve në veri, forcat e KFOR-it kanë marrë në mbrojtje objektet e tri komunave veriore.
Tensionet që kanë filluar të premten në veri kanë eskaluar të hënën në Zveçan, ku turma e huliganëve serbë kanë sulmuar pjesëtarët e KFOR-it me mjete të ndryshme. Nga këto sulme janë lënduar dhjetëra ushtarë të KFOR-it.