Mushkolaj: Hiquni foreve "po zbrazet Kosova", dilni, vizitojeni ndonjë vend n'Europë
Analisti Imer Mushkolaj u ka bërë thirrje qytetarëve të Kosovës që të përfitojnë nga vendimi për liberalizimin e vizave për Kosovën, i cili hyri në fuqi në fillim të këtij viti.
Madje, Mushkolaj ka dalë kundër kritikëve të cilët kanë paralajmëruar se në rastin e liberalizimit, shteti i Kosovës rrezikon të braktiset në masë të madhe nga qytetarët.
“Dilni, vizitojeni naj vend n'Europë. Sidomos ju që s'kini pasë mundësi deri tash. S'ka sen ma keq se izolimi. Kqyrni, ka oferta t'lira. Shihni najsen, mësoni najsen. Kush gjen mundësi me nejtë, le t'rrin. S'ka kurgjo t'keqe. Hiqnu foreve "po zbrazet Kosova". Nuk është zbrazë n'kohna ma t'vështira, le mo tash. Shëtitni sa t'kini mundësi. Veç mirë ju bon” - ka shkruar ai.