Musa: Presidenca dhe Kushtetuesja e kanë obligim të jenë proaktive në zgjidhjen e krizës - NACIONALE

Musa: Presidenca dhe Kushtetuesja e kanë obligim të jenë proaktive në zgjidhjen e krizës

1 vit më parë

nga NACIONALE

Njohësi i çështjeve ekonomike, Lekë Musa, ka kritikuar Presidenten, Vjosa Osmani dhe Gjykatën Kushtetuese për ngërçin politik në vend.

Ai k vlerësuar se këto dy institucione duhet të jenë më proaktive në zgjidhjen e krizës aktuale.

Në profilin e tij në “Facebook”, Musa ka shkruar se Presidenca dhe Kushtetuesja duhet të japin udhëzime se si të dilet nga kjo situatë.

“Gjykata Kushtetuese, së bashku me Presidenten, nuk gjenden diku të izoluara në një planet tjetër, por ndodhen në mes të këtij vendi, duke qenë dëshmitare të bllokadës dhe stagnimit total. Prandaj, kanë obligim të jenë proaktive në zgjidhjen e kësaj krize. Nuk e kuptoj pse nuk lëshojnë një komunikatë për të treguar si të veprohet në këtë situatë! Nuk i bëjnë shërbim vendit duke luajtur rolin e kryepleqëve në fron atje lart diku dhe duke vëzhguar çfarë po ndodh!”, ka shkruar Musa.

Lajme të ngjashme