Murati: Vendimi për pagën minimale 350 euro fillon së zbatuari deri në tetor - NACIONALE

Murati: Vendimi për pagën minimale 350 euro fillon së zbatuari deri në tetor

2 vjet më parë

nga NACIONALE

Ministri i Financave, Hekuran Murati ka deklaruar se vendimi për rritjen e pagës minimale pritet të fillojë së zbatuari nga muaji tetor.

Sipas “EO” ai në një konferencë për media pas mbledhjes së Qeverisë, ka thënë se arsyeja për këtë është që kompanitë t’i përshtatin listat e pagave.

Veç kësaj, Murati ka thënë se do të ketë kontrolla rutinore se vendimi po zbatohet.

“Përcaktimi i pagës së re minimale tashmë është bërë për orë pune, si dhe nëse kjo përkthehet me orar të plotë, atëherë rezulton me pagë mujore 350 bruto dhe do të filloj së zbatuari deri në tetor. Arsyeja është që kompanitë të arrijnë të përshtatin listat e pagave. Në mënyrë që ky vendim të zbatohet në plotni, do të sigurohemi përmes kontrolleve rutinore, apo përmes kontrolleve se vendimi i ri për pagën minimale nuk po zbatohet.” – citohet se ka thënë ai.

Lajme të ngjashme