Murati udhëton në ShBA, merr pjesë në takimet vjetore të Bankës Botërore dhe Fondit Monetar Ndërkombëtar - NACIONALE

Murati udhëton në ShBA, merr pjesë në takimet vjetore të Bankës Botërore dhe Fondit Monetar Ndërkombëtar

1 vit më parë

nga NACIONALE

Ministri i Financave, Hekuran Murati, ka udhëtuar për në Shtete të Bashkuara të Amerikës për të marrë pjesë në takimet vjetërore të Bankës Botërore dhe Fondit Monetar Ndërkombëtzar, njoftoi Ministria e Financës në një komunikat për media.

“Këto takime mbledhin ministrat e financave, guvernatorët e bankave qendrore, përfaqësuesit e institucioneve ndërkombëtare financiare, përfaqësuesit e sektorit privat si dhe shoqërisë civile të shteteve nga e mbarë bota”, thuhet në komunikatë.

“Gjatë qëndrimit në Washington DC, Ministri Murati pritet të takojë përfaqësues nga menaxhmenti i lartë i Bankës Botërore dhe FMN-së, si dhe institucioneve tjera që marrin pjesë në këtë ngjarje”, shtohet më tej.

Lajme të ngjashme