Murati thotë se pas ndihmës me 100 euro nga qeveria, qytetarët patën më shumë para nëpër banka - NACIONALE

Murati thotë se pas ndihmës me 100 euro nga qeveria, qytetarët patën më shumë para nëpër banka

2 ditë më parë

nga NACIONALE

Ministri i Financave, Hekuran Murati, nuk ka të ndaluar duke u krenuar me pakon mbështetëse të qeverisë.

Madje sipas tij, 100 eurot e qeverisë që u dhanë si ndihmë për qytetarët në muaji nprill, bëri që qytetarët të shtojnë nivelin e depozitave nëpër banka.

POSTIMI:

Pulsi ekonomik

Një indikator i rëndësishëm i ekonomisë është edhe niveli i depozitave të qytetarëve në sistemin bankar.

📉Siç mund të shihet nga grafiku më poshtë, në fillim të vitit kishte një rënie të theksuar të nivelit të depozitave si rezultat i luftës që nisi në Ukrainë. Për shkak të rritjes së çmimeve e rrezikut të mbylljes së kufijve, qytetarët e bizneset nxituan të furnizoheshin me mallëra, gjë që shkaktoi një rënie të nivelit të likuiditetit në ekonomi.

📈Mirëpo trendi kthehet në pozitiv në muajin prill, kur nis zbatimi i pakos mbështetëse për qytetarët në vlerë prej 100 milionë euro, ku përfituan familjet në asistencë sociale, punëtorët e sektorit publik e privat, pensionistët e studentët.

🥇Një gjë tjetër interesante që vërehet është edhe kontributi i jashtëzakonshëm i mërgatës sonë në muajin korrik, atëherë kur edhe fillon ardhja masive e tyre në vendlindje, ku depozitat bankare shënojnë nivel rekord.

Në fund të muajit korrik, niveli i depozitave në valutën Euro, ishte 4.88 miliardë euro.

Lajme të ngjashme