Murati thotë se i kanë ekzekutuar 100 eurot për punëtorët e sektorit privat, të studentëve ende jo - NACIONALE

Murati thotë se i kanë ekzekutuar 100 eurot për punëtorët e sektorit privat, të studentëve ende jo

1 muaj më parë

nga NACIONALE

Hekuran Murati i Vetëvendosjes ka njoftuar se kanë ekzekutuar 100 eurot ndihmë të njëhershme për punëtorët e sektorit privat.

Ndërkaq, të studentëve ende jo.

Postimi i plotë:

Pagesat për përfituesit që kanë plotësuar kriteret për mbështetje të njëhershme të punëtorëve të sektorit privat, në kuadër të Pakos për Përballje me Inflacionin 2.0, tashmë janë ekzekutuar, ashtu siç patëm paralajmëruar.

Ndërkohë, për masën e mbështetjes së studentëve komisioni vlerësues po vijon punën dhe do t’ju njoftojmë sapo listat të jenë gati për ekzekutim.

Lajme të ngjashme