Murati thotë se buxheti i komunave për vitin 2024 arrin në 742 milionë euro
Ministri i Financave, Hekuran Murati përmes një shkrimi në Facebook, ka njoftuar se buxheti i komunave për vitin 2024 do të rritet për 742 milionë euro.
Murati ka thënë se buxheti për vitin 2024 është një rritje prej 90 milionë krahasur me vitin 2023.
“Kurse nga fillimi i mandatit, për tri vite, buxheti vjetor i komunave është rritur për 195 milionë euro më shumë.” – ka thënë ai.
Shkrimi i tij:
Buxheti i komunave për vitin 2024 arrin në 742 milionë euro
Dje kemi dorëzuar qarkoren e dytë për buxhetin komunal për vitin 2024, e cila parasheh që buxheti i komunave të rritet në 742.3 milionë euro.
Po bëhet tashmë viti i dytë radhazi që rritja e buxhetit është në përqindje dyshifrore krahasuar me vitin paraprak. Në vlerë absolute, buxheti i vitit 2024 rritet për gati 90 milionë euro krahasuar me vitin 2023.
Kurse nga fillimi i mandatit, për tri vite, buxheti vjetor i komunave është rritur për 195 milionë euro më shumë.
Suksesi Qeverisë në menaxhimin më të mirë të financave publike dhe në mbledhjen e të hyrave përkthehet në buxhet më të lartë për komunat.
