Murati: Shqiptarët kanë qenë përherë lojtarë të rëndësishëm në Ballkan - NACIONALE

Murati: Shqiptarët kanë qenë përherë lojtarë të rëndësishëm në Ballkan

2 vjet më parë

nga NACIONALE

Kryetari i Lëvizjes për Bashkim, Valon Murati, i ftuar në "Konfront" deklaroi se shqiptarët kanë qenë "përherë lojtarë të rëndësishëm në Ballkan."

Për shqiptarët në Mal të Zi dhe ata të Kosovës Lindore, Murati beson se janë në një pozicion "më të brishtë" krahasuar me ata të Maqedonisë së Veriut që sipas tij, janë në "pozitë më të mirë".

“Shqiptarët kanë qenë përherë lojtarë të rëndësishëm në Ballkan. Shqiptarët në Maqedoninë e Veriut janë në një pozitë më të mirë, megjithatë larg asaj që do duhej të ishte si popull i barabartë me maqedonët. Në Mal të Zi dhe në Kosovë Lindore shqiptarët janë në një pozitë më të brishtë. Ky konstalacion na vendos në një pozitë të mirë gjeopolitike, por larg asaj që do duhej të ishte. Edhe po të bashkoheshin të gjithë shqiptarët në një shtet, nuk është territor i madh. Por për rajonin do të ishim të rëndësishëm. Me të gjitha mungesat, shqiptarët janë të rëndësishëm në Ballkan”, ka thënë ai.

Lajme të ngjashme