Murati: Ripërcaktimi i kufijve me Serbinë do të rikthehet, s’ka opsion tjetër - NACIONALE

Murati: Ripërcaktimi i kufijve me Serbinë do të rikthehet, s’ka opsion tjetër

4 vjet më parë

nga NACIONALE

Kryetari i Lëvizjes për Bashkim, Valon Murati, beson se ideja e ripërcaktimit të kufijve do të rikthehet.

Ai ka thënë se kjo çështje mund të rikthehet pas dështimit të themelimit të Asociacionit të komunave me shumicë serbe.

Kjo temë do të rikthehet natyrshëm, qoftë me dështimin e projektit të asociacionit në fazën e nënshkrimit, qoftë nëse nënshkruhet në atë të implementimit, por edhe në qoftë se insistojmë si politikë të vazhdojmë me status-quon aktuale. Por në vend se ky opsion të vije si produkt i interesit tonë shtetëror, qytetar e kombëtar ai do të vije pra si produkt i dështimit të opsioneve të tjera dhe rritjes së jofunksionalitetit të shtetit të Kosovës. Unë sigurisht që frikësohem se ne do të jemi në një pozicion më të dobët kur të hapet kjo temë në të ardhmen për shkak të lodhjes sonë me jofunksionalitetin e shtetit të Kosovës, spastrimit gradual etnik që po ndodh në Kosovën Lindore si dhe betonizimit të interesit serb tek lumi Ibër”, ka thënë Murati për Albanian Post.

Sipas tij, vetëm ky opsion e bën Kosovën shtet normal.

Por pa marrë parasysh, në të gjitha variantet edhe nëse ajo që fitojmë në të ardhmen do të jetë më e paktë sesa kur kjo temë u hap në vitin 2018, fitorja më e madhe do të jetë se veç me atë opsion ne bëjmë një shtet normal dhe funksional”, ka thënë Murati.

Lajme të ngjashme