Murati për grevën e sindikatave: Nuk obligohemi që t'i paguajmë grevistët
Ministri i Financave, Hekuran Murati, ka dalë kundër grevës BSPK-së dhe SBASHK-ut.
Ai ka paralajmëruar grevistët se mund të mbesin pa paga teksa ka shtuar se punëdhënësit nuk janë të obliguar që t’i paguajnë punëtorët që janë në grevë.
“Atë që e parasheh ligji dhe praktikat ndërkombëtare: Përderisa e drejta e grevës është e garantuar me Kushtetutë, praktikat nuk e obligojnë punëdhënësin që të paguajnë punonjësit që janë në grevë”, ka thënë ai në konferencë për media.
Murati shton se grevistët duhet të paguhen nga sindikatat.
“Kur punëtorët hyjnë në grevë, grevistët paguhen nga sindikatat”, ka shtuar Murati.
Kutjojmë se Bashkimi i Sindikatave të Pavarura të Kosovës dhe Sindikata e Arsimit, janë futur në grevë për shkak të mos-realizimit të kërkesave të tyre.
