Murati paralajmëron tavan edhe për çmimet e produkteve bazike - NACIONALE

Murati paralajmëron tavan edhe për çmimet e produkteve bazike

4 vjet më parë

nga NACIONALE

Ministri i Financave, Hekuran Murati ka paralajmëruar caktimin e çmimit tavan për artikujt esencialë, për t’i parandaluar abuzimet me çmimet e produkteve bazë.

Murati në një konferencë për media para gazetarëve, ka deklaruar se vendosja e çmimit tavan për derivatet, ka treguar efekt.

“Ju siç e keni pa, një vendim që tashmë është marrë për çmimin tavan të karburanteve tashmë po ka efekt. Krahasuar me periudhën para se të merrej vendimi, çmimi për naftë tash është diku 20 cent më i lirë, çmimi për benzinë është 30 cent më i lirë. Pra, e kemi parë se funksionon një metodë e tillë dhe një gjë e tillë do të mund të replikohej edhe për disa prej produkteve bazë. Pra, që të caktohet një marzhë maksimale e fitimit dhe në bazë të asaj të caktohet një çmim tavan që të parandalohen abuzimet me çmimet e produkteve bazë”, tha ai.