Murati: Pagesat e pensioneve janë ekzekutuar
Ministri i Financave, Punës dhe Transfereve, Hekuran Murati ka njoftuar se është bërë pagesa e pensioneve bashkë me shtesën prej 100 eurosh për këtë muaj.
Me anë të një njoftimi në Facebook, ai ka thënë se kanë përfituar 233 mijë pensionmarrës që janë kualifikuar.
“Kjo e përbën më shtesën e tretë brenda 12 muajve të fundit që si qeveri kemi bërë për të mbështetur pensionmarrësit - në nëntor të vitit të kaluar, në prill të këtij viti, dhe tani, në tetor”, ka shkruar Murati në Facebook.
Ai gjithashtu tha se 300 euro më shumë për secilin pensionmarrës brenda një viti, nënkupton 25 për qind më shumë mbi pensionian bazik, 9.4 për qind -13.7 për qind më shumë mbi pensionin kontributpagues, si dhe 6 për qind -25 për qind për kategoritë tjera të pensioneve.