Murati nuk i ndahet propagandës, thotë se “opozita” po i bindet realitetit
Ministri në detyrë i Financave, Hekuran Murati, nuk ka hequr dorë prej propagandës.
Ndonëse u dëmtuar në mënyrë spektakolare për pretendimet e tij në rritjen e qarkullimit të bizneseve në vitin 2025, ai ka thënë se opozita po i bindet realitetit kur po thotë se rritja e qarkullimit të bizneseve është rritur për shkak të inflacionit.
Në profilin e tij në “Facebook”, ai ka përmendur një statistikë të ASK-së.
“Opozita po i bindet realitetit - ky është progres për tu përshëndetur. Opozita që deri dje gënjente se po kolapsojnë bizneset, sot po e pranon që bizneset në fakt kanë rritje të qarkullimit si kurrë më parë. Mirëpo përsëri nuk dorëzohen në propagandën e tyre, sepse kur ua ofron argumentet e i demanton, ata e ndërrojnë temën. Faktin e rritjes së qarkullimit të bizneseve po mundohen ta zbehin duke thënë se rritja e qarkullimit po vjen si rezultat i inflacionit. Por edhe kjo demantohet lehtësisht me fakte👇: Mesatarja e inflacionit për 6 muajt e parë krahasuar me periudhën e njëjtë në vitin e kaluar, sipas ASK-së është 2.84%. Kurse qarkullimi i bizneseve është rritur për 10.3%. Po të ishte i saktë pretendimi se inflacioni po e rritë qarkullimin, atëherë as qarkullimi nuk do të rritej më shumë se 2.84%. Por ja që qarkullimi i bizneseve është rritur 10.3%.”, ka shkruar ai.