Murati: Masat e BE-së na detyruan të ndajmë fonde shtesë për një projekt për minoritetet
Ministri i Financave, Hekuran Murati, ka bërë të ditur se ministria të cilën e udhëheqë ka ndarë fonde shtesë “për një projekt në të cilin përfitojnë pakicat”.
Sipas tij, ndarja e këtyre mjeteve erdhi si pasojë e “mungesës së disbursimit nga BE-ja si rezultat i masave të vendosura kundër Kosovës”.
“Për shkak të mungesës së disbursimit nga BE-ja si rezultat i masave të vendosura kundër Kosovës, na është dashur të ndajmë fonde shtesë për një projekt në të cilin përfitojnë pakicat, në mënyrë që të sigurohet vazhdimësia. Masat duhet të hiqen, pasi kanë humbur qëllimin dhe po sjellin pasoja të padëshiruara.” - tha Murati.
Due to lack disbursement from EU as a result of measures imposed against 🇽🇰, we had to allocate additional funds for a project benefiting minorities, in order to ensure continuity.
— Hekuran Murati (@HekuranMurati) May 21, 2024
Measures should be lifted, as they have lost their purpose and are having unintended consequences.