Kurti lavdërohet me “superpunën”: Mbi 2 mijë marrëdhënie pune të lidhura prej lansimit të platformës
Kryeministri i Kosovës Albin Kurti ka thënë se që nga lansimi i platformës “Superpuna” janë lidhur mbi 2 mijë marrëdhënië pune.
Kryeministri Kurti dhe ministri Murati prezantuan platformën “superpuna” e cila inkurajon sektorin privat të punësojë të rinj nga mosha 18 deri në 25 vjeç.
Kurti ka treguar se përmes kësaj bëhet ndërmjetësim mes punëkërkuesve dhe punëdhënësve, duke subvencionuar në të njëjtën kohën pagën e punëtorit për 6 muaj me radhë.
Postimi i Kurtit në Facebook:
Mbi 2.000 marrëdhënie pune të lidhura prej lansimit të platformës së punësimit për të rinj, superpuna, në fillim të këtij vit. Blerta Zenuni nga Gjilani është një nga të rinjtë dhe të rejat që kanë gjetur punësim përmes kësaj platforme. Ajo punon si mësimdhënëse e artit për klasën e parë deri në të katërt.
Platforma superpuna është skema e jonë e punësimit për të rinjtë e moshës nga 18 deri 25 vjeç. Përmes saj bëjmë ndërmjetësimin e punëkërkuesve dhe punëdhënësve, duke subvencionuar në të njëjtën kohën pagën e punëtorit për 6 muaj me radhë.
Punë. Punësim.
Më shumë kontekst: Në këtë skemë parashihet punësimi i të rinjve të sektorët publikë dhe privatë të tregut të punës.
Për gjashtë muaj radhazi, qeveria do të japë një subvencion prej 264 euro në muaj; megjithatë, punëdhënësi mund të kontribuojë më shumë.
“Nga sot po e fillojmë pilotimin e skemës së garantuar për të rinjtë. Nëpërmjet saj, qeveria do të subvencionojë 264 euro, pra në lartësinë e pages minimale, për gjashtë muajt e pare të lansimit”, kishe deklaruar Kurti.
Ai kishte pohuar se lansimi i platformës “Super Puna” e shënon përmbushjen e një premtimi tjetër për qytetarët e Kosovës.