Murati lavdërohet me shifra, flet për rritje pagash: Investimet kapitale u rritën më 32 për qind
Hekuran Murati, ministër i Financave, ka publikuar një grafikë përmes sëcilës ka pretenduar se ka pasur rritje në disa sektorë të ekzekutivit.
Më saktë, ai ka shkruar se ka pasur 32 për qind rritje të investimeve kapitale në vitin 2023 në krahasim me vitin 2023.
Tutje, ai ka shkruar se ka pasur rritje të pagave më shumë se sa rritja mesatare e inflacionit.
“Sipas raportit preliminar të shpenzimit të buxhetit, në vitin 2023 shpenzimet janë rritur për 13% krahasuar me vitin paraprak.
✅ Investimet Kapitale është kategoria që është rritur më së shumti në vitin 2023, me 32% më shumë sesa viti 2022.” – shkroi ai.