Murati, komunës së Prishtinës: Buxhet keni, por me punu s’mund t’u detyrojmë
Ministri i Financave, Hekuran Murati ka thënë se buxheti për Komunën e Prishtinës është rritur, dhe sipas tij, në këtë ka kontribuar më shumë qeveria se sa komuna.
Përmes një shkrimi në Facebook, ai ka krahasuar buxhetin e kësaj komune përgjatë viteve.
“Nëse bëjmë krahasimin për këtë periudhë, e shohim se të hyrat vetanake komuna ka arritur t’i rrisë për 10 milionë euro, ndërsa mbështetja nga qeveria është rritur për mbi 25 milionë euro. Me fjalë tjera, më shumë ka kontribuar Qeveria Kurti në rritjen e buxhetit të komunës, sesa vetë komuna.” – ka thënë ai.
Sipas tij, buxhet komuna ka, por nuk mund të detyrohet të punojë.
“Buxhetin e kanë si kurrë më parë. Por, me punu s’mund t’i detyrojmë. Punën duhet ta bëjnë vetë.” – është shprehur ai.