Murati insistues: Ripërcaktimi i kufijve përmbyll konfliktin me Serbinë dhe heq pengesat për bashkim kombëtar - NACIONALE

Murati insistues: Ripërcaktimi i kufijve përmbyll konfliktin me Serbinë dhe heq pengesat për bashkim kombëtar

3 vjet më parë

nga NACIONALE

Kryetari i Lëvizjes për Bashkim, Valon Murati vazhdon të jetë i bindur se një ripërcaktim i kufinjëve me Kosovës dhe Serbisë do t’i zgjidhte përfundimisht mosmarrëveshjet mes palëve.

Një një intervistë per gazetën Epoka e Re, Murati ka thënë se një gjë e tillë do të shënonte fillimin e një epoke të re mes shteteve. Madje, sipas tij, një gjë e tillë edhe mund të hapte rrugë më të lehta juridike për një bashkim të Kosovës dhe Shqipërisë.

“Mbi të gjitha pas ripërcaktimit të kufijve, do të krijoheshin rrethanat që Kosova të ndryshonte kushtetutën e vet dhe të hiqte pengesat kushtetuese për bashkim me Republikën e Shqipërisë. Kështu do të krijoheshin rrethanat që të ndërtoheshin raporte të tjera me Shqipërinë dhe do të hapej rruga për krijimin e një shteti të përbashkët, nëse për këtë do të kishte vullnet të qytetarëve. Për të qenë krejtësisht i sinqertë, unë besoj thellë se në rast të heqjes së pengesave, dhe në një kontekst ndërkombëtar të favorshëm, vullneti për bashkim do të ishte absolut në të dy shtetet tona”, ka thënë Murati.

Sipas tij, një bashkim i mundshëm i Kosovës dhe Serbisë, marrë parasysh situatës gjeopolitike, nënkupton një shtet më të sigurtë dhe ekonomi më “komplementare e kompetitive”, duke krijuar situatë të re në Ballkan e duke shuar synimin e Serbisë që të kthehet në Kosovë.

“Dhe kjo situatë po ashtu do të ndikonte që hapja e kapitulli të ri në marrëdhëniet shqiptaro-serbe të ndodh në rrethana krejt të tjera dhe shumë më të barabarta se në të kaluarën. Sidoqoftë me apo pa bashkim, përmes kësaj zgjidhjeje, ne përfundimisht do të futeshim në një epokë të re politike në Kosovë, ku qendra e debatit më nuk do të ishim marrëdhëniet me Serbinë dhe funksionaliteti i shtetit të Kosovës, por mirëqenia e qytetarëve, zhvillimi ekonomik, sundimi i ligjit, arsimi e shëndetësia etj’, mendon Murati

Lajme të ngjashme