Murati i “kapet” opozitës, e kritikon pse e çoi në Kushtetuese ligjin për çmimet tavan
Hekuran Murati, ministër i Financave, ka shkruar një status, në të cilin ka komentuar inflacionin. Në shkrimin e tij, Murati thotë se Fondi Monetar Ndërkombëtar, se “rritja e marzhës së fitimit nga korporatat është kontribuesi kryesor i inflacionit”.
Tutje, Murati e ka kritikuar edhe opozitën, e cila e ka dërguar në Gjykatën Kushtetuese ligjin për çmimet tavan.
“Prandaj miratuam edhe Ligjin për Çmimet Tavan, por opozita që mbron interesat e tregtarëve e dërgoi në Gjykatë Kushtetuese dhe ligji po mbahet i bllokuar.” – shkroi ai.