Policia e Kosovës prezanton planin e sigurisë për zgjedhjet lokale të 12 tetorit
Policia e Kosovës publikoi sot planin operativ që do zbatohet me 12 tetor, ditë kur mbahet procesi zgjedhor në të gjitha komunat e vendit.
Në kuadër të këtij plani, do angazhohen forca policore të ndryshme nga të gjitha njësitë e brendshme për të siguruar rend, qetësi dhe parandalimin e shkeljeve zgjedhore. Në një takim gjithëpërfshirës me drejtues të institucioneve vendore dhe ndërkombëtare, u diskutua edhe bashkëpunimi me KQZ-në dhe Prokurorinë në trajtimin e rasteve penale që cenojnë drejtën e votës.