Murati: Gati 2 mijë të punësuar në superpuna për muajin mars - NACIONALE

Murati: Gati 2 mijë të punësuar në superpuna për muajin mars

3 vjet më parë

nga NACIONALE

Ministri i Financave, Hekuran Murati ka shkruar në Facebook se për muajin mars janë validuar e punësuar gati 2 mijë të rinj me projektin superpuna.

Murati gjithashtu ka përmendur një fakt interesant sipas tij, që 51% e përfituesëve nga kjo mundësi janë vajza.

E plotë:

Për muajin mars, janë gati 2 mijë të punësuar e të validuar në #superpuna, për punësimin e të cilëve tashmë është proceduar subvencioni.

Një fakt interesant e që na bën të krenohemi është edhe përbërja gjinore e të punësuarve - mbi 51% janë vajza .

Pra përveç adresimit të problemit të punësimit të të rinjve në përgjithësi, superpuna po ndihmon edhe në rritjen e punësimit për vajzat e gratë në veçanti.

Punë dhe drejtësi!

Lajme të ngjashme