Murati e cilëson të pasaktë raportin e GAP-it: Ju mediat para se të publikoni informata, verifikoni
Ministri i Financave, Hekuran Murati e ka cilësuar si të “pasaktë” statistikën e publikua nga institute GAP, ku bëhej e ditur se ky dikaster ka realizuar vetëm dy për qind të buxhetit në investime kapitale gjatë vitit që lamë pas.
Në një deklaratë për KosovaPress, Murati fajësoi mediat për publikimin e informatës, duke u bërë thirrje që “t’i shqyrtojnë dhe verifikojnë” raportet.
“Është e pasaktë ajo statistikë, sepse Ministria e Financave së pari nuk është se ka shumë investime kapitale, por ja që ka pasaktësi në raportime të tilla. Ministria e Financave buxhetin në tërësi e ka shfrytëzuar 88 për qind realizim, kurse kapitalet janë 38 për qind, kjo është në raportin vjetor të financave që ka qenë i publikuar, është publik. Dhe do të ju ftoja juve, mediave sidomos, që para se të publikoni informata të tilla që janë të pasakta t’i shqyrtoni dhe t’i verifikoni raportet e tilla.” – ka thënë ai.
Në këtë raport, mes tjerash raportohet se thuhej se ka pasur realizim të ulët të buxhetit në investime kapitale edhe në Ministrinë e Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Tregtisë, dhe më pas, edhe në Ministrinë e Ekonomisë.