Murati: Buxheti për FSK-në për vitin 2023 do të jetë 123 milionë euro - NACIONALE

Murati: Buxheti për FSK-në për vitin 2023 do të jetë 123 milionë euro

3 vjet më parë

nga NACIONALE

Qeveria e Kosovës në mbledhjen e 103 të saj ka miratuar projektligjin për ndarjen buxhetore për vitin 2023.

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka njoftuar se për vitin 2023 buxheti do të jetë mbi 3 miliardë e 212 milion euro.

Pas kësaj mbledhje, ministri i Financave, Hekuran Murati në një konferencë për media ka njoftuar se buxheti për Forcat e Sigurisë së Kosovës do të jetë 123 milionë euro.

Sipas Muratit, ky buxhet është 20% më shumë se sa ka qenë në vitin 2022.

“Buxheti për FSK-në do të jetë 123 milionë euro. Paraqet një rritje me 20% krahasuar me buxhetin e vitit aktual”, ka thënë Murati.

Lajme të ngjashme