Murati: Bilanci tregtar është përmirësuar - NACIONALE

Murati: Bilanci tregtar është përmirësuar

3 vjet më parë

nga NACIONALE

Ministri i Financave, Punës dhe Transfereve, Hekuran Murati, ka thënë se aktualisht me rritjen enorme të eksportit dy viteve të fundit, raporti eksport:import i mallërave është përmirësuar dukshëm dhe aktualisht është 1:6, ngaqë në vitin 2019 ky raport ishte 1:9.

Më anë të një postimi në facebook, ai ka thënë se për çdo euro që mirrej nga malli i eksportuar, nëntë euro mall importoheshin.

Ai ka thënë se ky hendek do të zvogëlohet edhe më tej, falë masave mbështetëse për prodhuesit tanë siç janë: 120 milionë euro për subvencionim të çmimit të energjisë elektrike, 50 milionë euro për subvencionim të produkteve bujqësore, 15 milionë euro për Masën 2.1, mbështetje për kredi investuese, 10 milionë euro mbështetje për eksport dhe çertifikim të produkteve, Mbështetje në rritje të punësimit e ngritjes së kapaciteteve njerëzore, si dhe Kursim në kosto e kohë me terminalet shtetërore.

Lajme të ngjashme