Pritet përkeqësim i motit, komuna e Prishtinës fton qytetarët për kujdes: Mund të ketë vonesa në transportin publik - NACIONALE

Pritet përkeqësim i motit, komuna e Prishtinës fton qytetarët për kujdes: Mund të ketë vonesa në transportin publik

6 muaj më parë

nga NACIONALE

Komuna e Prishtinës ka paralajmëruar për përkeqësim të kushteve atmosferike në ditët e ardhshme krahas thirrjes për kujdes të shtuar gjatë qarkullimit.

Postimi i plotë:

Njoftim për qytetarët

Gjatë ditëve në vijim pritet përkeqësim i kushteve atmosferike, me temperatura të ulëta, ngrica dhe reshje bore. Ju lutemi për kujdes të shtuar gjatë qarkullimit.

Rekomandohet:

• të kufizoni lëvizjet vetëm në raste të domosdoshme,

• të përdorni pajisjet e detyrueshme të dimrit,

• të shmangni shpejtësinë e lartë dhe të respektoni sinjalistikën në terren.

Transporti Publik Urban

Si pasojë e kushteve atmosferike, mund të ketë vonesa në disa linja. Në zonat ku vlerësohet rrezik për qarkullim të sigurt, transporti publik do të pezullohet përkohësisht deri në normalizimin e kushteve; për çdo rast të tillë, qytetarët do të njoftohen me kohë.

Qendra e Thirrjeve

Për çdo pengesë në qarkullim apo situatë që kërkon ndërhyrje, qytetarët mund të kontaktojnë në:

0800 122 33 ose 0800 122 44

Faleminderit për bashkëpunimin dhe mirëkuptimin.

Lajme të ngjashme