Muja i VV-së: Nuk e kam dëgjuar fjalimin e Ramës, nuk i dëgjoj fjalimet e tij - NACIONALE

Muja i VV-së: Nuk e kam dëgjuar fjalimin e Ramës, nuk i dëgjoj fjalimet e tij

3 vjet më parë

nga NACIONALE

Njejtë sikurse kryeministri Albin Kurti, edhe deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Armend Muja thotë se nuk e ka dëgjuar fjalimin e kryeministrit të Shqipërisë Edi Rama në Këshillin e Evropës.

Muja thotë se asnjëherë nuk i dëgjon fjalimet e Ramës dhe sipas tij, kryeministri shqiptar e ka përdorur gjithmonë Kosovën për ta magnifkuar pozitën e tij për konsum të brendshëm.

“Nuk e kam dëgjuar fjalimin e Ramës. Jam në mesin e atyre në Kosovë që nuk i dëgjoj fjalimet e tij. Unë e kam krijuar këtë bindje, ketë bindje e kam pasur edhe para se të kyqem në politikë, që nga viti 2015 ai zakonisht Kosovën e ka përdor për ta magnifiku pozitën e tij për konsum të brendshëm të tij. Kyh është opinion I imi personal. Afërsia e tij me Vuçiqin ka qenë e pakuptueshme jo vetëm për neve, por edhe për shumë vende të BE’së”, tha ai në T7.

Muja thotë se nuk mund të ia falë dot Ramës që ia shtroi tepihun e kuq presidentit serb Aleksandër Vuçiq në Tiranë.

Ai momenti kur i shtrohet tepihu I kuq për mu pa marrë parasysh karrierën tem politike, nuk jam në gjendje me ia falë qata. Me ia shtru tepihun e kuq Vuçiqit në Tiranë, ndërkohë që 1 muaj më herët ai e mohoi masakrën e Recakut, nuk e di cka mundet me I ndodh më keq një shqiptarit të Kosovës”, tha ai.

Lajme të ngjashme