Muja godet PDK-në: Gjithë ato përshëndetje e lavdata i kishit me Martin Berishajn në komision
Deputeti i Vetëvendosjes, Armend Muja, ka reaguar pas deklaratave në Kuvendin e Kosovës lidhur me aferën e Martin Berishaj.
Muja ia ka rikujtuar PDK-së përshëndetjet dhe lavdatat me ambasadorin Berishaj gjatë kohës sa ky i fundit ishte në Komision Hetimor.
“Ajo që e dijmë është që kompania e ashtuquajtur GEN ka filluar të veprojë në vitin 2008. E ka pru PDK-ja GEN-in këtu. E dyta, ne jemi në komision hetimor për energji. Për mu ishte e befasishme paraqitja e komisionet hetimor gjithë ato përshëndetje, lavdata, pa pyetje. Kjo është e turpshme. Cilat ishin gjetjet e komisionit hetimor, asgjë”, tha Muja.
Ndryshe, për rastin Berishaj në Kuvend folën edhe dy kryetarët e partive opozitare, Memli Krasniqi e Lumir Abdixhiku.